Ende s’ka nisur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ende nuk ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Kosovapressi bën të ditur se aty i pranishëm është vetëm materiali zgjedhor, për të cilin shkruan se po kujdeset Policia e Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte paralajmëruar më herët se sot do të bëhet numërimi i këtyre votave. /Klan/