75 Mall Live Search
18:41 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Ende s’ka shënuar, por Liridon Krasniqi po i ‘trullos’ kundërshtarët në Australi

Liridon Krasniqin ka zhvilluar katër paraqitje me ekipin e tij të ri, Newcastle Jets.

Ylli kosovar ende s’ka shënuar gol, por po i ‘trullos’ kundërshtarët e tij, shkruan IndeksOnline

Ndeshja e tij e fundit ishte ndaj Western United – aty ku luan sulmuesi, Besart Berisha.

Krasniqi luajti 21 minuta dhe bëri një paraqitje tejet të mirë.

Kujtojmë që lojtari nga Komuna e Vitisë është i huazuar vetëm për një sezon nga skuadra e Johor Dahor./IndeksOnline/