75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 23 Maj 2022 / AR

‘Ëndërrat e Halmetit’ vlerësohet si shfaqja më e mirë në Armeni

Drama ‘’Ëndrrat e Hamletit’’ është shpallur si shfaqja më e mirë dhe më e suksesshme në festivalin ndërkombëtar të Monodramës ARMMONO, i cili u mbajt në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan.

Kjo shfaqje po vazhdon rrugëtimin artistik nepër botë ku ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme ndërkombëtare, me suksese të mëdha, si në Kosovë, Ukrainë, Rumani, Moldavi, Egjipt, Dagestsn, Rusi, Maqedoni, Bullgari etj.

Shfaqja është në regji dhe interpretim të Mentor Zymberaj, me tekst të shkruar nga Nina Mazur, me muzikë nga Andin Randobrava, skenografi nga Zeni Ballazhi, asistent Mirak Zymberaj si dhe realizimi nga shtëpia Teatrore filmike, “AKT”./Indeksonline/