23:23 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / AR

Ëndërrojnë serbët, brohorasin “Kosova është Serbi” në Veri të Mitrovicës

Kosova sot ka filluar zbatimin e reciprocitetit për targa me Serbinë, vendim ky që ka irrituar qytetarët serb.

Ata që nga mëngjesi kanë bllokuar rrugët afër pikës kufitare të Jarinjes kurse pronarët serb kanë mbyllur kafiteritë, shkruan Indeksonline.

Situatë jo e qetë është duke mbizotëruar tani në Veri të Mitrovicës ku serbët kanë dalë në rrugë e po brohorisin “Kosova është Serbi”.

Ata po ashtu në atë zonë kanë ndezur edhe një zjarr.

Më poshtë pamjet: