75 Mall Live Search
14:42 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Endokrinologia kosovare ligjëruese në Kongresin e pestë Kroat për Parandalimin dhe Zbulimin e hershëm të Sëmundjeve Kronike

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, njëherit edhe Endokrinologia, Venera Berisha Muharremi, do të marr pjesë në Kongresin e pestë Kroat për Parandalimin dhe Zbulimin e hershëm të Sëmundjeve Kronike.

Përveç pjesëmarrjes së saj në këtë kongres ajo po ashtu do të jetë njëra prej ligjëruesve.

Kjo nuk është hera e parë që ajo viziton Kroacinë, për ngjarje të tilla pasi që një pjesë të shkollimit të saj, Endokrinologia e kishte përfunduar atje.

‘’ Çdo rikthim në Kroaci dhe Zagrebin  tim, ku kam kalu pjesë të gjatë e të rëndësishme të edukimit tim profesional e shkencorë, më sjell emocione të veçanta dhe lumturi!

Kësaj radhe shumë krenare të jam një nga ligjëruesit në Kongresin e pestë Kroat për Parandalimin dhe Zbulimin e hershëm të Sëmundjeve Kronike’’, ka shkruar Muharremi në llogarin e saj në Fcaebook./IndeksOnline/