Endric qan gjatë prezantimit: Gjithmonë ëndërroja Realin

Talenti brazilian është përlotur gjatë prezantimin si futbollist i Real Madridit.
18-vjeçari ka nënshkruar sot kontratë gjashtë vjeçare me klubin mbretëror, në pranin e presidentit Florentino Perez, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se gjithmonë ka dashur të jetë pjesë e Real Madridid, dhe kjo ëndërr është bërë realitet.
Endric para të pranishmeve në ”Santiago Beranbeu” i kërkoi falje për lotët, pasi ishte i emocionuar.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që po ndjej. Gjithmonë kam dashur të jem këtu dhe të luaj për Real Madridin. Kjo është një ëndërr që kur isha fëmijë. E kam arritur ëndrrën tonë, jo vetëm timen, por edhe të familjes sime. Është për ta, është për atë që bënë për mua. Më falni nëse po qaj, është e vështirë të mbaj emocionet e mia”, ka thënë Endrick./IndeksOnline/