75 Mall Live Search
08:26 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Endrick arrinë në Francë, gati për aventurën e re

Sulmuesi brazilian, Endrick ka arritur në Francë.

Ai është gati për aventurën e re, me skuadrën e Lyonit, shkruan IndeksOnline.

Në fillim të kësaj jave, Lyon arriti marrëveshje me Real Madridin për huazim e Endrick, deri në qershor të vitit 2026.

Skuadra franceze nuk e ka të drejten e blerjes së plot të kartonit të tij, prandaj ai do të rikthehet te klubi mbretëror në fund të qershorit.

Lyon do të paguajë 50% të pagës së tij deri në fund të huazimit./IndeksOnline/