75 Mall Live Search
07:56 / E Premte, 17 Janar 2025 / G T

Endrick: Golat ia dedikoj Rudigerit, më ndihmon çdoherë

Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore 5:2 ndaj Celta Vigos në Kupën e Spanjës.

Ishte sulmuesi brazilian, Endrick që doli të ishte një zëvendësim pozitiv i Carlo Ancelottit, pasi shënoi dy gola, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, lojtari i talentuar tregoi se kujt ia dedikon golat.

Ai tha se këto shënime janë për mbrojtësin gjerman, Antonio Rudigerin.

“Këto dy gola ia dedikoj Rudigerit. Ai është gjithmonë një person i mirë me mua, më ndihmon shumë qysh prej se kam ardhur këtu”, u shpreh Endrick

18-vjeçari gjatë këtij sezoni me Real Madridin në të gjitha garat ka zhvilluar 17 ndeshje (jo si startues) dhe ka shënuar katër gola, duke bërë kështu edhe një asist./Indeksonline/