Endrick huazohet në janar, klubi i njohur nis bisedimet me të
Sulmuesi brazilian, Endrick do të huazohet në merkaton e radhës të janarit.
Minutazhi i limituar në skuadrën e Xabi Alonsos, bëri që Endrick të mendojë largimin e tij të përkohshëm nga Reali.
Sipas Fabrizion Romanos, Endrick mund të vazhdojë karrierën në Francë, me Lyonin që ka nisur bisedimet me të.
Marrëveshja pritet të jetë një huazim të shkurtër deri në qershor të vitit të ardhshëm
Lyoni ka prezantuar planet që kanë për të, me Endrick që thuhet se është i hapur për një lëvizje të tillë./IndeksOnline/

