Endrick i hapur për tu larguar nga Reali dhe të bashkohet me Lyonin
Futbollisti i Real Madridit, Endrick është i hapur për të ndryshuar klubin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Për sulmuesin e talentuar brazilian ka shfaqur interesim skuadra franceze, Olimpique Lyon.
Sipas asaj që raporton gazetari, Fabrizio Romano, Endrick është i hapur për tu bashkuar me Lyonin gjatë muajit janar, në formë huzimi, deri në qershor të vitit 2026./IndeksOnline/

