11:04 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Endrick: Jam shumë i emocionuar që luaj me fanellën e Real Madridit

Kanë mbetur edhe disa muaj që talenti brazilian, Endrick të vesh për herë të parë fanellen e Real Madridit.

Klubi mbretëro e ka zyrtarizuar sulmuesin gjatë afatit kalimtar veror, bashkohet me Realin ne verën e vitit 2024, atëherë kur do të mbushë 18 vjet, shkruan IndeksOnline.

Endrick në një intervistë për gazetën spanjoll ‘Marca’, ka thënë se është i emocionuar që luaj me fanellën e Real Madridit

”Do të jetë shumë përgjegjësi, një sfidë e madhe. Jam shumë i emocionuar që luaj me atë fanellë dhe mund ta shijoj atë me tifozët. Është një ëndërr që e kam pasur që i vogël, të jem pjesë e Real Madridit. E di që kam ende sfida përpara meje në Palmeiras dhe duhet t’i përballoj ose të paktën ta ndihmoj skuadrën time që të jetë në krye, por sigurisht që po mendoj edhe për Real Madridin.

Shpresoj të kem një karrierë të shkëlqyer atje, në një stadium të madh, mbresëlënës. Është një ëndërr që kur isha fëmijë. Të gjithë fëmijët e kanë atë, shumë yje futbolli kanë luajtur atje. Kam shkuar në një lojë pak kohë më parë dhe kam mundur të përjetoj atmosferën, tifozët… Do të më gëzojë shumë të luaj atje.”, tha Endrick.

Ai foli edhe për debutimin e tij me kombëtaren braziliane qysh në moshën 17-vjeçare.

”Fatkeqësisht i humbëm të dyja ndeshjet, por unë pata rastin të luaj, ta shoh veten atje me fanellën e kombëtares, diçka e jashtëzakonshme që kushdo që dëshiron të luajë futboll e ëndërron gjithmonë. Unë gjithashtu pata fatin të isha me Vinicius dhe Rodrygo…ishte një përvojë e shkëlqyer. Shpresoj që në të ardhmen të vazhdoj të ndaj momente me ta.”, deklaroi sulmuesi brazilian./IndeksOnline/