75 Mall Live Search
19:02 / E Diele, 25 Gusht 2024 / G T

Endrick me një gol të bukur vulos fitoren Real Madridit në “Bernabeu”

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 3:0 ndaj Valladolidit në ndeshjen e javës së dytë në La Liga.

Golin e tretë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi brazilian, Endrick në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline

Kurse golin e dytë në këtë përballje e shënoi Brahim Diaz në minutën e 89’të. Diaz shënoi një gol tejet të bukur pas një asisti nga Eder Militao nga vija e mbrojtjes.

Kujtojmë që golin e parë në këtë përballje e shënoi mesfushori, Fede Valverde.

Kjo ishte fitorja e parë e Real Madridit këtë edicion të ri të garave në La Liga, pasi ndeshjen e parë barazoi 1:1 ndaj Mallorcas./Indeksonline/