Endrick për dy ndeshje me Lyonin e arriti atë që Messi nuk e bëri për dy vite sa ishte te PSG
Endrick është përshtatur shumë mirë në futbollin francez, pas transferimit te skuadra e Lyonit.
Sulmuesi brazilian në tre ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist, e në ndeshjen e fundit ndaj Metz realizoi hat-trick, shkruan IndeksOnline.
Kjo ka bërë që 19-vjeçari që për dy ndeshje të arrij një sukses të jashtëzakonshëm në Ligue 1, atë që Messi nuk e bëri me PSG-në, për dy vite sa ishte pjesë e tyre.
Sulmuesi argjentinas pavarësisht se ka arritur 60 hat-trick në karrierën e tij, se ishte lideri i PSG-së, nuk arriti të shënoj asnjë hat-trick me skuadrën parisiene, derisa Endrick me Lyonin e bëri hat-trickun e parë qysh në ndeshjen e dytë në kampionatin francez./IndeksOnline/

