Endrick prezantohet te Lyoni: E dija që duhet të shkoja aty
Endrick edhe zyrtarisht është prezantuar te Lyoni.
Braziliani, ju bashkua në formë huazimi nga Real Madridi për 6 muajt e mbetur të këtij sezoni.
Ai do ta mbajë numrin 9, njëjtë sikurse te Reali.
Në konferencën e tij të parë me klubin francez, ai tha se ishte një moment për të dhe familjen e tij oferta e tyre.
“Doja të largohesha për të luajtur. I thashë vetes tani. Kur Lyon më kontaktoi, ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua, gruan time dhe familjen time. Kur Zoti më flet, ai më thotë të zgjedh një rrugë dhe unë e ndjek atë. E dija që duhej të punoja përpara për të luajtur te Lyoni”, deklaroi Endrick./IndeksOnline/

