75 Mall Live Search
10:08 / E Martë, 21 Tetor 2025 / L A

Endrick pritet të largohet nga Reali gjatë janarit

Sulmuesi i ri brazilian, Endrick pritet të largohet nga Real Madridi në merkaton e ardhshme të janarit.

Mundësitë e limituara në skuadrën e Xabi Alonsos, bëri të riun brazilian të mendojë opsionet e tij për të ardhmen.

Sipas Fabrizio Romanos, bisedimet tashmë janë zhvilluar mes palëve me Realin të hapur ta huazojnë talentin e tyre.

Mirëpo ende nuk ka ndonjë skuadër që ka shprehur interesim për brazilianin, i cili synon të luajë më shumë që të sigurojë një vend në “Seleçao” për Kampionatin Botëror./IndeksOnline/