Endrick vendos të mos largohet nga Real Madridi

Sulmuesi brazilian, Endrick nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Endrick nuk e ka në plan të largohet nga “Santiago Bernebeu” edhe pse u tha se mund të ketë një lëvizje drejt Premier League, shkruan Indeksonline
Përveç Real Madridit që s’e do largimin e Endrick-ut, po ashtu edhe lojtari nuk e pëlqen një gjë të tillë edhe pse nuk e ka minutazhën e kërkuar.
Për Endrick-un ishte interesuar Southamptoni, që sipas mediave në Angli ishte shumë pranë marrëveshjes për huazimin e sulmuesit brazilian./Indeksonline/