75 Mall Live Search
09:34 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / G T

Endricku debuton me humbje te Real Madridi, ishte një nga më të dobëtit në fushë

Skuadra e Real Madridit ka pësuar humbje minimale 1:0 në miqësore ndaj Milanit.

Në këtë ndeshje pati minuta edhe për sulmuesin 18-vjeçar, Endrick – i cili te klubi spanjoll u transferua me bujë të madhe, shkruan Indeksonline

Megjithatë, Endricku nuk pati paraqitje të mirë, duke humbur shumë raste dhe duke u vlerësuar kështu me notën 6.3 nga Flashscore.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Chukwueze në minutën e 55’të.

Skuadra e Real Madridit ndeshjen e radhës para-sezonale e zhvillon më 4 gusht ndaj Barcelonës./Indeksonline/