75 Mall Live Search
08:23 / E Premte, 31 Maj 2024 / G T

Endricku luajti ndeshjen e fundit me Palmeirasin, nuk i mbante dot lotët

Skuadra e Palmeiras ka barazuar pa gola 0:0 ndaj San Lorenzo në ndeshjen e vlefshme për Copa Libertadores.

Në këtë takim pati minuta edhe për talentin brazilian, Endrick – për të cilin ishte paraqitja e fundit me fanellën e klubit Palmeiras, shkruan Indeksonline

Image

Endrick luajti deri në minutën e 70’të dhe më pas u largu nga fusha.

Por, mëqenëse kjo ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e klubit brazilian, ai u emocionua shumë dhe madje filloi të qante.

Sulmuesi i talentuar tashmë destinacionin e radhës e ka në Spanjë, te gjiganti Real Madrid./Indeksonline/