75 Mall Live Search
08:53 / E Premte, 10 Maj 2024 / G T

Endricku s’ndalet së shënuari gola, bën një festim interesant në Uruguai

Skuadra e Palmeiras ka shënuar fitore të thellë 0:5 ndaj Liverpool M në ndeshjen e raundit të katërt në Copa Libertadores, e zhvilluar në stadiumin “Centenario” në Uruguai.

Lojtari i ardhshëm i Real Madridit, Endrick ishte një prej golashënuesve në këtë takim, shkruan Indeksonline

Endrick shënoi golin për 0:3 në minutën e 82’të dhe ajo që ra në sytë e tifozëve ishte festa e tij karizmatike.

Sulmuesi brazilian bëri edh një asist në këtë mbrëmje, për golin e shënuar nga Raphael Veiga.

Kujtojmë që gjatë verës, lojtari i Palmeiras do t’i bashkohet Real Madridit./Indeksonline/