75 Mall Live Search
16:25 / E Diele, 19 Tetor 2025 / F.R

Endrit Gashi, kandidati më i votuar në shkollën “Ismail Qemali”

Endrit Gashi, që në mandatin e kaluar u bë asambleisti më i ri në Kosovë në moshën vetëm 18-vjeçare, e ka konfirmuar sërish besimin e qytetarëve të Prishtinës.

Në zgjedhjet e fundit, ai ka arritur të grumbullojë 681 vota, duke u renditur i dyti në listën e kandidatëve të AAK-së në kryeqytet, shkruan IndeksOnline.

Rezultati i tij konsiderohet një sukses i madh për një kandidat të ri, që po dëshmon se angazhimi dhe përkushtimi në politikë mund të shpërblehen me mbështetje të gjerë qytetare.

Në qendrën e votimit “Ismail Qemali”, një nga më të mëdhatë në Prishtinë, Gashi gjithashtu ka marrë mbështetje të theksuar nga votuesit duke grumbulluar plotë 168 vota, duke dëshmuar ndikimin dhe përfaqësimin e tij në kryeqytet./IndeksOnline/