75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / F.R

Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në kuvend mes kaosit, largohet nga salla, duke përshëndetur opozitën

Endrit Shabani është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit.

Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare duke mos lejuar ministrat të uleshin në karriget e tyre, Endrit Shabani u betua dhe më pas u largua nga salla.

Avokati i ri i Popullit përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga kuvendi.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.

Por mazhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me vota të mazhorancës.