75 Mall Live Search
08:24 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / FR

Endrit Shala merr mbështetje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë

Kandidati për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Endrit Shala, mbrëmë ka takuar banorët e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë.

Shala, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se diskutuan për sfidat dhe mundësitë që lidhen me sigurinë, mirëqenien e familjeve, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.

Ndërsa theksoi se familja është themeli i shoqërisë sonë dhe ne jemi të përkushtuar që ta mbështesim përmes politikave konkrete

“Sonte, së bashku me kandidatët për deputetë të Koalicionit Për Kosovën Fituese, takuam banorët e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që lidhen me sigurinë, mirëqenien e familjeve, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.

Familja është themeli i shoqërisë sonë dhe ne jemi të përkushtuar që ta mbështesim përmes politikave konkrete: paga dinjitoze, arsim cilësor, shëndetësi të sigurt dhe mbështetje për çdo familje që të ketë një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Shala.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Endrit Shala kandidon me numër 22./Indeksonline/