23:27 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Endrit Shala reagon pasi Nisma nuk u certifikua: KQZ vendosi sonte për interesin e PDK-së e LDK-së

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala përmes një postimi ka kritikuar vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar partinë e tij as si subjekt.

Sipas tij, KQZ sot vendosi për interesin e PDK-së dhe LDK-së, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

KQZ ka sulmuar sonte publikisht dhe pa turpësisht demokracinë dhe Nismën.

Vendimi absurd që mos ta çertifkojë Nismën Socialdemokrate përkundër rekomandit të Zyrës për Certifikim, është sulm direkt dhe shumë serioz mbi ne dhe mbi demokracinë.

Sonte KQZ-ja është shndërruar në një lojtar politik aktiv, duke shpërfillë krejtësisht vendimin profesional të zyrës për çertifikim. Rast i paprecedentë.Unë e kuptoj se grupe e parti të ndryshme e duan NISMËN jashtë Kuvendit ngase është zëri i vetëm i qartë i UÇK-së, ama asesi nuk e kuptoj një institucion që i nënshtrohet një interesi individual, para atij shtetëror.

KQZ vendosi sonte për interesin e PDK-së e LDK-së, të cilat si duket duan ta heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashëgimisë së UÇK-së.Të jeni të bindur që nuk do ja dilni.NISMA ashtu si luftoj padrejtësinë në zgjedhjet e kaluara dhe doli fitimtare, ashtu do ta kalojë edhe këtë.NISMA dhe zëri i UÇK-së do të jenë pjesë e Kuvendit e institucioneve, pavarësisht kujt i pengon kjo.