Endrit Shala: Të sigurohemi që nesër, të gjithë të dalin dhe të votojnë për Kosovën Fituese 137

Kandidati për deputet nga NISMA, Endrit Shala (22), ka publikuar foto me ekipin e kësaj partie në kryeqytet.
Shala tha se me energjinë dhe përkushtimin e tyre kanë dëshmuar se fuqia e vërtetë qëndron te angazhimi dhe puna.
”Ky është ekipi i Prishtinës, ekipi që nuk është ndalur asnjë ditë! Ata kanë qenë në çdo lagje, në çdo shtëpi, kanë takuar qytetarët, kanë sjellë mesazhin e ndryshimit dhe të fitores! Kjo është forca jonë, ekipi që beson, ekipi që vepron!
Tani kemi hyrë në momentin vendimtar ! Sonte dhe nesër, secili prej nesh ka një detyrë: të flasim me miqtë, familjarët, kolegët! Të sigurohemi që nesër, të gjithë të dalin dhe të votojnë për Kosovën Fituese 137!” ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i plotë: