Endrit Thaçi me fjalim emocionues: Nuk e lejuan babin as t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës

Djali i Hashim Thaçit, Endriti, ka bërë një fjalim emocionues në akademinë për Haxhi Thaçin.
Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, përderisa ka përmendur dhimbjen që Hashim Thaçi nuk u lejua të jetë në Kosovë.
“Faleminderit nga zemra për ngushëllimet për fjalët prekëse. Në emër të familjes Thaçi, në emër të babit ju falënderoj për mbështetjen. Ju jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa ditë. Tri orë atë ditë, iu bënë një jetë. Që të dytë e kërkonin lirinë, çlirimin. Vdekjen e shpejtë të gjyshit e pashë në fytyrën e babait kur doli nga spitali. Ai iu mbijetoi të gjitha vuajtjeve, por këta 4 vjet nuk i mbijetoi dhimbjes nga padrejtësia. Sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë. Me vdekë pa u korit, siç thoshte ai. Gjysh, as sot nuk jemi korit. Babin nuk e lejuan ta jepte lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuaje një gusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, tha Endrit Thaçi.