75 Mall Live Search
18:39 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Endrit Thaçi publikon këtë video në llogarinë e tij në Instagram

Endrit Thaçi, djali i ish- presidentit Hashim Thaçi duket t’i jetë gëzuar fitores së Joe Biden,  i zgjedhur si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në InstaStory, ai ka publikuar një video të përbashkët të Thaçit përkrahë Biden, i cili vite më parë e kishte quajtur George Washingtoni i Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se ish- presidenti Thaçi që bashku me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin u transferuan gjatë ditës së enjte për në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale. /IndeksOnline/