75 Mall Live Search
23:14 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Endrit Thaçi publikon një foto me nënën e tij: I bekuar çdo moment pranë saj

Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku shpesh ndan imazhe të ndryshme.

Endriti së fundi ka publikuar një fotografi me nënën e tij, Lumnije Thaçin dhe ka uruar për të gjithë ndjekësit e tij një fundjavë të këndshme.

“Me të shtrejntën nënë. I bekuar është çdo moment pranë saj. Ju uroj një fundjavë të këndshme.” ka shkruar Endriti në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se ish Presidenti, Hashim Thaçi ka kohë që është duke u gjykuar në Hagë së bashku më bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe sigurisht se familja e tij kanë shumë mall për të.

Djali i tij shumë shpesh publikon fotografi edhe me të duke u shprehur gjithmonë se sa krenar është me punën dhe personalitetin që ka krijuar Thaçi ndër vite.