75 Mall Live Search
19:46 / E Hënë, 21 Mars 2022 / LB

Endriti poston foton e papublikuar deri më tani të Hashim Thaçit gjatë kohës kur ishte student

Endrit Thaçi ka shpërndarë një foto të papublikuar deri më tani të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Endriti ka thënë  se fotoja është e kohës kur babai i tij ishte student.

“Një foto e papublikuar deri më tani e babit. Nga koha e përfundimit të studimeve kur punonte në ilegalen politike dhe ushtarake me shokët dhe shoqet, drejt themelimit të UÇK dhe çlirimit të atdheut. Ai qëllim u arrit, edhe pse me çmim të lartë në gjak, djersë, lot dhe vite të kaluara në burg”, ka shkruar ai.