75 Mall Live Search
17:40 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Endriti poston një foto të Thaçit, i rrethuar nga qentë e Sharrit

Endriti, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Instagram ka postuar një foto interesante të babait të tij.

Në këtë foto, Thaçi shihet i rrethuar nga dy qenë të Sharrit. Kohë më parë, një qen i vogël i sharrit u bë atraksion në internet, meqë refuzoi t’i afrohej presidentit serb Vucic dhe atij të Rusisë, Putin.

Derisa në foton e postuar nga djali i presidentit, ata duken shumë të relaksuar.

Mirëpo, Endriti kësaj foto nuk i ka bashkangjitur asnjë tekst apo analogji të tillë, duke e lënë enigmë mesazhin.