Endriti publikon foto të Thaçit me Albright: Nënshkrimi i tij na e solli lirinë dhe pavarësinë

Konferenca e Rambujesë e mbajtur në Francë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës.
Këtë ngjarje e ka kujtuar edhe djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, Endriti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai publikoi një fotografi ku shihet Hashim Thaçi bashkë me ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Medeleine Albright.
“Në 22-vjetorin e nënshkrimit të Konferencës së Rambujesë, krenar me babain dhe largpamësinë e tij. Nënshkrimi i tij na solli lirinë e pavarësinë tonë”, shkroi ai krahas fotografisë.
