Endriti viziton Thaçin për ditëlindje: Ishte në disponim si kur u çlirua Kosova dhe e shpalli pavarësinë

Ditën e sotme, ish-presidentit i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, feston ditëlindjen ku ka mbushur 55 vite jetë.
Për këtë ditëlindje, i biri i tij, Endriti, i ka shkuar në vizitë në Hagë.
Ai ndau një imazh nga atje duke shkruar se babai e ka pritur me qeshje dhe hajgare.
Gjithashtu uroi që vitin e ardhshëm ta festojnë së bashku në shtëpi.
“Sapo e vizitova babin për ditlindje. Më priti me qeshje dhe hajgare. Ishte në shëndet dhe disponim shkelqyshëm -sikurse kur u çlirua Kosova apo kur e shpalli pavarësinë. 55 vjeti bëri por 5500 punë të vogla e të mëdha poashtu i ka kry deri tash. Urime ditëlindja bab nga mami dhe une. Vitin e ardhshëm e festovshim në shtëpi!”, shkroi ai./Indeksonline/
