‘Ëndrra’ e Tuchelit, ky lojtar i PSG-së mund t’i bashkohet Chelseat në verë!

Thomas Tuchel po mendon për sezonin e ri në klubin e Chelseat. Tekniku gjerman është favoriti kryesor për ta ‘rrëmbyer’ lojtarin italian, Marco Verratti, shkruan IndeksOnline
Ashtu siç raporton ‘90min’, Tuchel pritet që gjatë afatit veror t’i dërgoj ofertë zyrtare klubit të Paris Saint-Germain për lojtarin italian.
Excl: Thomas Tuchel has informed the #Chelsea hierarchy that he’d like to be reunited with #PSG‘s Marco Verratti at Stamford Bridge #CFC [@90min_Football] https://t.co/ZIE6nhzA5V
— Krishan Davis (@krishan_davis) May 12, 2021
Verratti dhe Tuchel kanë bashkëpunuar më shumë se dy vite, kur ky i fundit ishte në stolin e PSG-së.
Mesfushori italian te klubi francez u transferua në vitin 2012. Ai është i interesuar për një aventurë të re dhe Chelsea mund të shihet si opsioni ideal për të.
Duhet theksuar se në afatin veror do të jetë një garë e nxehtë për Verrattin, duke e parë që në ‘luftë’ për shërbimet e tij janë edhe klubet, si: Manchester City, Liverpool dhe Manchester United./IndeksOnline/
