”Ëndrra është afër”, Ronaldo reagon pasi mund të fitojë trofeun e parë me Al Nassr-in
Cristiano Ronaldo ka dërguar një mesazh bashkëlojtarëve të tij tek Al Nassr-i, as barazimit të mbrëmshëm në derbin me Al Hilal.
Al Nassr humbi mundësinë për t’u shpallur kampion i Arabisë dhe tashmë i duhet fitorja në ndeshjen e fundit të kampionatit, për të siguruar titullin, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi portugez ka falënderuar tifozët për mbështetjen, derisa kërkon kujdes në ndeshjen e fundit, pasi i duhet me çdo kusht fitorja.
”Ëndrra është afër. Kujdes, kemi edhe një hap për të bërë! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e mrekullueshme sonte”, ka shkruar Cristiano.
Al Nassr ndeshjen e fundit do të luaj me skuadrën e Damac, derisa kryeson tabelën me 83 pikë, pesë më shumë se Al Hilal, por që ka edhe dy ndeshje për të luajtur./IndeksOnline/

