07:55 / E Premte, 30 Tetor 2020

Ëndrrat erotike të meshkujve dhe femrave, ja çfarë sheh më shpesh në ëndërr partneri juaj

Jeni bërë ndonjëherë kurioz se çfarë sheh në ëndërr partneri ose partnerja juaj.

Duket se pikëpyetjeve tuaja i ka ardhur fundi sepse Një studim ka zbuluar se çfarë përmbajnë ëndrrat seksuale tek femrat dhe tek meshkujt. Në këtë studim ku kanë marrë pjesë 1 mijë gra dhe 1 mijë burra, është zbuluar se gjëja më e zakonshme për femrat janë ëndrrat seksuale me dikë të afërt, për shembull me një mik.

Por tek meshkujt ndodh totalisht e kundërta. Ëndrrat seksuale që burrat shikojnë më shpesh është marrëdhënia me ish-partneret.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se ëndrrat erotike nuk duhen marrë shumë seriozisht, pasi nuk është e thënë se ju dëshironi që ato të ndodhin.

Nga analiza e studimit del se ¾ e femrave ëndërronin për mikun e tyre më të mirë, ndërsa 68% për të pasur marrëdhënie me një koleg pune.

62% e grave thanë se kishin mendime për të pasur marrëdhënie me një person të panjohur, dhe vetëm 58% kishin ëndrra seksuale me partnerin e tyre.

Sa u përket meshkujve, 92% e tyre ëndërronin për të pasur marrëdhënie seksuale me ish-partneret e tyre. Ndërsa ëndrra e dytë e preferuar e meshkujve, të cilën e kanë parë 76% e burrave të anketuar, është seksi gjatë një situate të sikletshme kur diçka shkon keq.

Ëndrra që renditet në vend të tretë për meshkujt është marrëdhënia në grup. 68% e meshkujve ëndërruan për të kryer marrëdhënie me një grua të famshme, ndërsa 59% e tyre të kryenin marrëdhënie në një vend publik.

Sa i përket marrëdhënieve me një kolege, me një mikeshë apo me dikë të panjohur, për meshkujt këto ëndrra erotike renditen në vend të fundit duke zënë një përqindje të vogël.