Enea Mihaj do të jetë kundërshtar i Messit, mbrojtësi shqiptar transferohet te skuadra amerikane

Enea Mihaj është bërë me skuadër të re.
Mbrojtësi shqiptar ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te skuadra e Atlanta United, shkruan IndeksOnline.
Ai ka nënshkuar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mihaj do të jetë i gatshëm të luajë për Atlantan duke filluar nga data 24 korrik, kur të hapet afati i transferimeve në ShBA.
26-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës portugeze, Famalicao, ku nga viti 2022 numëron 82 ndeshje të luajtura./IndeksOnline/
Red and Black for country and now club 🇦🇱
— Atlanta United FC (@ATLUTD) July 2, 2025
𝗘𝗻𝗲𝗮 𝗠𝗶𝗵𝗮𝗷 is coming to Atlanta ✍️ pic.twitter.com/27CrnpYRdk