75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / AR

Eneda Tarifa habit me paraqitjen në “Këngën magjike”, ja mesazhi që “fsheh” në veshje

Këtë vit, një tjetër konkurrente në “Këngën magjike” është dhe Eneda Tarifa.

Këngëtarja vendosi të vijë gjysmë e veshur si grua, e gjysmë e veshur si burrë, por detaji i cili la pa fjalë një pjesë të mirë të fansave të saj, ishte koka gjysmë e qethur.

Por cili është motivi pas këtij look-u?

Nëpërmjet këngës “Më fort”, Eneda zgjedh të jetë zëri i shumë vajzave dhe djemve, të cilët kanë humbur forcën dhe motivin për të vazhduar përpara sfidat e jetës.

Këngëtarja përcjell mesazhin që brenda nesh nuk duhet të triumfojë vetmia, si për vajzat, ashtu edhe për djemtë.

Nëpërmjet këtij look-u, Eneda Tarifa, zgjedh të protestojë kundrejt çdo momenti të vështirë në jetën e çdokujt, duke u bërë një pikë frymëzimi për fansat dhe dëgjuesit e muzikës së saj.