Eneda Tarifa ju uron natën e mirë me këtë imazh!
 
				Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa njihet për gjurmët e saj që ka lënë ndër vite në muzikën shqiptare. 
 
Ajo është aktive në muzikë qysh në vitin 1997 kur merrte pjesë në Festivalin e 36-të në RTSh, me këngën “Yjet e Shpresës”, shkruan Indeksonline.
 
Enedën e njohim si këngëtare, por edhe si moderatore në programin e humorit “Portokalli” për gjashtë edicione radhazi, duke u bërë një nga figurat më të dashura të ekranit televiziv. 
 
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke ju uruar një natë të mirë të gjithë ndjekësve të saj. 

“Si shumicën e posteve që i hedh natën edhe ky nuk ka pse bën përjashtim. Xhan xhan te gjithëve. Bëni gjumë te ëmbël” , ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                