19:01 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Eneda Tarifa tregon historinë e dhimbshme: Më gjuante ndërkohë që isha shtatzënë…

Këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa është përfolur goxha shumë kohën e fundit nga mediat për shkak të divorcit me bashkëshortin e saj, Erion Zaloshnja.

Çifti kishin 18 vite martesë, kurse Eneda duket se divorcin dhe problemet personale ka vendosur ti mbajë larg mediave dhe të sjell vetëm pozitivitet.

Image result for eneda tarifa

Por së fundi, ajo është bërë bashkë me një grup emrash të njohur në një fushatë kundër viktimave të dhunës e trafikimit.

Image result for eneda tarifa

Eneda ka publikuar një histori të dhimbshme në llogarinë e saj në “Instagram”.

“Unë jam S.
Në fillim ishim të lumtur. U njohëm në Greqi dhe gjithçka mes nesh shkonte për mrekulli. Pastaj, kur mbeta shtatzënë e kur mendoja se do të përjetoja emocionet më të bukura, në pritje të fëmijës së parë, jeta ime u përmbys e u nxi e gjitha.
Ai u bë i dhunshëm dhe shumë i rrezikshëm. Më gjuante, më ofendonte dhe më shfrytëzonte ndërkohë që isha shtatzënë.
Për vite me rradhë jetuam kështu, me dhunë.
Edhe kur erdhi fëmija i dytë, i tretë… asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi ai nisi t’i keqtrajtojë edhe ata.
Sillej keq, nuk na donte e na linte edhe pa bukë.
Unë punoja por lekët mi merrte gjithmonë ai.
Kisha frikë dhe nuk kisha mbështetje askënd deri në momentin kur dikush më zgjati dorën dhe më ofroi mbrojtje, mua dhe fëmijëve.
Tani jam këtu, e ndihmuar nga organizata që më riktheu në jetë, ndërsa ai është aty ku e meriton, në burg!
Tani ndjehem e sigurtë. Çfarëdo që të ndodhë, nuk do të dorëzohem më, asnjëherë.

Nje nga historite qe lexova ne koncertin e bamiresise “Ende ka jete” #tendryshemdhetebarabarte” ka shkruar Eneda./Indeksonline/