10:38 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Eneda Tarifa tregon se a është dikush në jetën e saj për momentin

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare Eneda Tarifa njihet për zërin e saj dhe muzikën që bën tash e shumë vite.

Ishte viti 1997, kur Eneda merrte pjesë në Festivalin e 36-të të RTSH-së me këngën “Yjet e Shpresës”, shkruan Indeksonline.

Ajo vazhdon edhe sot të jetë aktive në muzikë.

Ndërsa përgjatë viteve ajo ishte pjesë e mediave rozë edhe sa i përket jetës së saj private.

Së fundmi, e ftuar në një emision televiziv, Eneda u pyet rreth ndarjes, dhe statusit të saj të tanishëm.

Eneda Tarifa: Jo. Nuk dua njeri për momentin në jetën time.

Ndër të tjera, artistja foli edhe për marrëdhëniet me ish-bashkëshortin.

Eneda Tarifa: Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy. /Indeksonline/