75 Mall Live Search
09:38 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / H F

Energji e re, mundësi e re: Debat publik për parkun solar në Bajçinë të Podujevës

Kompania “Fron” Sh.p.k Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Komunën e Podujevës, njofton publikun e interesuar për organizimin e një Debati Publik në lidhje me Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin e parku solar 4MW në Bajçinë të Podujevës.

Debati do të zhvillohet në datën 18.04.2025, në orën 11:00, në shkollën e mesme “Shaban Shala” në Podujevë, shkruan IndeksOnline.

Për ata që nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht, debati do të mund të ndiqet në mënyrë virtuale përmes platformës ZOOM në këtë lidhje:

Për të marrë pjesë në debatin virtual, klikoni këtu

Pjesëmarrja juaj në këtë debat është e rëndësishme për shqyrtimin e ndikimeve të mundshme në mjedis dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të projektit./IndeksOnline/