22:39 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

Engel flet për marrëdhëniet Kosovë – Israel dhe godet Vucicin pasi shkeli marrëveshjen e Washingtonit

Ish-kongresmeni, Eliot Engel i ka reauar presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic pasi kanë kaluar afatet kohore që Serbia ta vendosë ambasaden e saj në Jerusalem.

Vucic me këtë akt ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa Engel thotë se është i zhgënjyer nga Vucic i cili ishte i gatshëm t’i minojë marrëdhëniet me Izraelin vetëm pse kjo e fundit i përmirësoi marrëdhëniet me Kosovën.

Në anën tjetër, ai tha se është i lumtur që Prishtina e ka vendosur ambasadën në Jerusalem dhe gjithashtu që Izraeli kishte të drejtë ta njohjë Kosovën.

“Izraeli kishte të drejtë që e njohu Kosovën dhe jam i lumtur që Prishtina vendosi ambasadën e saj në Jerusalem. Siqofotë, jam thellësisht i zhgënjyer që Presidenti Vucic është i gatshëm të minojë marrëdhëniet me Izraelin vetëm për ta ndëshkuar atë për përmirësimin e lidhjeve me Kosovën.”, tha Engel.