20:06 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Engel kujton kohën kur para 22 vitesh Harry Bajraktari e kishte njoftuar me Kosovën

Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel kishte një falënderim të veçantë për një kosovar, me rastin e inaugurimit të Ambasdadës së SHBA-së në Prishtinë.

Engel përmendi kontributin e Harry Bajraktarit, veprimtarit dhe biznesmenit shqiptaro-amerikan.

“Bajraktari është njeriu që më ka njoftuar me Kosovën para 22 vitesh”, u shpreh kongresisti, shkruan Indeksonline

Ndryshe, në vitin 1996 Engel ishte pjesë e përurimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Me amerikanin në ngritjen e flamurit ishte edhe presidenti i ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova. /Indeksonline/