Engel për njohjen e Kosovës nga Izraeli: Ditë e madhe për të dy vendet

Ish-kongresisti amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, ka thënë se dita e vendosjes së raporteve diplomatike mes shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës është një ditë e madhe për të dy shtetet.
“Urimet e mia më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel pa vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Kujtojmë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve është duke u cilësuar si më e rëndësishmja në dekadën e fundit.