Engel viziton nesër KQZ-në, mban konferencë me Dakën
Kongresmeni amerikan, Eliot L. Engel do të vizitojë nesër Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku do të pritet nga anëtarët e KQZ-së.
Sipas njoftimit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe Engel do të japin nga një deklaratë para gazetarëve, shkruan Indeksonline.
Konferenca mbahet nga ora 09:10, në sallën e mbledhjeve të KQZ-së, kati i parë. /Indeksonline/