75 Mall Live Search
14:03 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / AR

“Engjëll”, Loredana befason me dukjen e saj natyrale

Me kalimin e kohës vërehen qartë ndryshimet që i ka pësuar në dukje reperja e njohur Loredana Zefi.

Bukurinë asaj po ia shtojnë më shumë edhe tatuazhet në trup, për të cilat thotë se nuk është bërë pishman asnjëherë, shkruan Indeksonline.

Atë kemi pasur rastin ta shihnim edhe pa grim, duke na befasuar me paraqitjet e saj natyrale.

Reperja është duke shijuar pushimet bashkë me familjen e saj, Mozzikun dhe Hanën, teksa publikon video e foto të shumta nga atje.

Më parë ndau një video, duke vënë në fokus bukurinë natyrale, teksa fokusojë tatuazhin e saj në të cilin shkruan “Engjëll”./Indeksonline/