09:24 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Engjëllusha e pranon: Kam kryer operacione plastike!

Operacionet plastike tashmë janë bërë pjesë e pandashme e të famshmëve. Duke qenë fytyra publike, por edhe nga dëshira për tu dukur bukur, ata përmes ndërhyrjeve kirurgjike “riparojnë” ato pjesë të trupit për të cilat mendojnë se ia prishin bukurinë, shkruan Indeksonline.

Edhe vajza e Shyhrete Behlulit, këngëtarja Engjëllusha ka pranuar në emisionin n’Kosovë Shoë se ka kryer një operacion.
Ajo ka treguar se ka bërë hundën, e që nuk ka nevojë ta fsheh këtë gjë.

“E kam një ndërhyrje në fytyrë, e kam bërë hundën operacion, nuk e fsheh sepse s’ja vlen ta fsheh, për qejf e kam bërë, jam shumë e kënaqur”./Indeksonline/