13:00 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Eni Çobani urim të veçantë për bashkëshortin: Jemi si në muajin e parë…

Juristja e famshme shqiptare Eni Çobani feston sot 20-vjetorin e martesës së saj. Ka qenë vetë drejtuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq” në emisionin “E diela shqiptare”, që ka bërë të ditur lajmin e bukur.

E si ditë e veçantë që është për të, ajo i ka bërë një urim special dhe të mbushur me dashuri, bashkëshortit të saj, Avenir Shehu.

“Si sot 20 vjet më parë i thamë njëri-tjetrit “Po” dhe sigurisht që vitet treguan që jeta është dhe bëhet e bukur kur ti ke në krah njeriun e duhur. Paçim jetë e gëzofshim sa më shumë si kë ditë Ave. 20 vjet është një jetë dhe që të flasësh duhet t’i jetosh. Kaluan dhe më duket se jemi në muajin e parë të lidhjes tonë”, ka shkruar Eni bashkëngjitur me fotografinë që ka postuar në “Instagram”.

 

Temat: