14:22 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Eni Koçi belin për dy kollana, “photoshop”-i i vërehet nga hëna

Eni Koçi komentohet shumë për pamjen e saj dhe dukjr e jashtme të cilën e ekspozon në secilën paraqitje.

Këngëtarja nga Shqipëria sjell vazhdimisht fotografi të ndryshme në llogarinë e saj personale të Instagramit, shkruan Indeksonline.

Një të tillë e ka publikuar edhe së fundi ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë, i cili ia theksonte belin e hollë dhe linjat joshëse.

Ajo që binte në sy ishte padyshim përdorimi i tepruar i “photoshop”-it, gjë të cilën e bën pothuajse në secilin fotografi që poston.

Eni shpesh herë është akuzuar për këtë, por që ka preferuar të heshtë karshi këtyre zërave./Indeksonline/