75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Eni Koçi dhe Lindon publikojnë ‘Bella’

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi dhe kantautori, Lindon Berisha kanë lansuar projektin e parë të përbashkët.

Dyshja e njohur kanë sjellur këngën ‘Bella’ e cila u vizuelizua edhe me klip, shkruan Indeksonline.

Kënga u realizua nga produksioni ‘Black Fish Entertainment’, për tekstin u përkujdes Eni dhe Lindon ndërsa producent i këngës është Gernc Prelvukaj.

Projekti i ri nga dyshja ka ritëm dhe plotë adrenalinë e cila i shkon për shtati sezonit veror dhe temperaturave të larta që po mbizotërojnë.

Këngën ‘Bella’ tashmë mund ta gjeni në kanalin ‘Youtube’./Indeksonline/