19:38 / E Diele, 18 Gusht 2019

Eni Koçi me projekt të veçantë në shtator

Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka paralajmëruar projektin e ri për muajin shtator.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë 23-vjeçarja nga Berati, sipas së cilës nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim, por se ky do të jetë një projekt i veçantë.

Ajo ka thënë se projekti është në përfundim e sipër, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, këngëtarja deri më tash ka marrë zemrat e adhuruesve të saj të shumtë muzikor  me hite të shumta, si “Harrove”, “Larg”, “Afër teje”, “Gabimet” dhe shumë të tjera.

Ajo ka nisur të merrej me këndim në moshën 7-vjeçare derisa në moshën 10-vjeç fitoi çmimin e dytë në Festivalin Kombëtar për Fëmijë me këngën “Dhoma me Lodra”.